Për kërcënimin prej Bekir Asanit, reagojnë nga BESA me kryetar Afrim Gashi

Në lidhje me kërcënimet e kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani kanë reaguar nga njëri fraksion i Lëvizjes Besa me kryetar, Afrim Gashi me çka marrjen e përkrahjes së kërcënuesit- pjesëtarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Bekir Asani nga gazetari Milenko Nedellkovski e vlerësojnë si vazhdim të bashkëpunimit VMRO-BDI, njofton Portalb.mk.

“Gjithë këtë rrëmujë dhe panik, që ata po tentojnë ta krijojnë personat e tillë, është edhe një tregues se në Çair ende po vazhdon avazi i vjetër me veprime të njëjta dhe me personazhe të njëjta. Kur këtij kërcënimi i vjen përkrahja edhe nga gazetari antishqiptar, maqedonasi Milenko Nedellkovski, mozaiku bëhet edhe më i qartë – po vazhdon bashkëpunimi vëllazëror VMRO-BDI. Lëvizja BESA  dënon çfarëdo akti vandal që i bëhet medias së lirë, ndërsa veçmas shprehim shqetësim kur kërcënohen gazetarët dhe gazetaria si profesion. Për ne gazetarët janë zëri i qytetarit dhe ky zë nuk mund të heshtet nga banditët e BDI-së, aq më pak kur këtyre banditëve u bashkërenditen persona antishqiptarë të njohur si Milenko”, thuhet në reagimin e BESA-s me kryetar Afrim Gashin.

Protestë për kërcënimet dhe ofendimet e funksionarit të BDI-së, Bekir Asanit ndaj gazetarëve: Qeveria të ndërmerr masa

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. mos e beni shume ta madhe se ja ngrejni Beqes namin kot,nuk e dini ju cfare bithmuti eshte,bejni selam nga Shantiri i Prizrenit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button