USAID Maqedoni: Me Përkushtim të vazhdueshëm për përfshirjen e personave me pengesa  

Në partneritet me qytetarët e Maqedonisë, institucionet, shoqatat dhe organizatat, në 25 vitet e kaluara USAID ka punuar me përkushtim në përmirësimin e cilësisë së jetës në vend nëpërmjet projekteve të ndryshme, duke prekur pothuajse të gjitha segmentet e jetës shoqërore.

Në kuadër të projekteve për krijimin e kushteve të barabarta dhe qasjes së barabartë në arsim dhe punësimit të kategorive të margjinalizuara të qytetarëve, USAID në vazhdimësi punon në ngritjen e vetëdijes shoqërore për përfshirjen e personave me pengesa në të gjitha sferat e jetës shoqërore. USAID, në bashkëpunim me partnerët përkatës, me organizatat civile, mediumet dhe institucionet kompetente lokale dhe publike, u mundëson këtyre personave të përfitojnë praktikë pune, por edhe mundësi për punësim në sektorin privat.

Kështu, në bashkëpunim me mbi 360 kompani të sektorit privat, më shumë se 40 organizata të cilat punojnë në fushën e përfaqësimit të të drejtave të personave me pengesa, me institucione publike dhe asociacione, në periudhën prej vitit 2012 deri më 2016, janë punësuar më shumë se 115 persona me pengesa, 12 kanë hapur bizneset e tyre, më shumë se 70 persona kanë realizuar punë praktike në kompani të ndryshme, në institucione publike dhe organizata joqeveritare. Mbi 250 persona nga sektori privat i kanë kaluar trajnimet për mentorim të personave me pengesa.

“Projektet e USAID në thelb bazohen në projekte afatgjate dhe krijim të efekteve afatgjate – që nga fillimi, në fazën e implementimit, e deri në përfundimin e tyre formal – me qëllim që të krijojnë bazë për zhvillim të mëtejshëm të fushës së caktuar. Së këndejmi, projektet për përfshirjen e personave me pengesa rriten dhe zhvillohen në proporcion me nevojat e tyre dhe në kontekstin më të gjerë shoqëror por, edhe në linjë me kërkesat e tregut të punës. Kështu, për momentin, USAID në partneritet me fondacionin iVote punon në projekt i cili ka për qëllim ta rrisë integrimin e personave të ri me pengesa në tregun e punës në Maqedoni, me theks në industrinë IKT (TIK). Në kuadër të projektit është përfshirë platforma inventive me trajnime onlajn për mësim interaktiv, për zhvillim të punës afariste dhe shkathtësive bazë e të përgjithshme për punë (soft skills), si edhe trajnime në fushën e teknologjisë informatike. Të gjitha kurset janë të hapura për të gjithë të rinjtë e interesuar, pa dallim nëse kanë ndonjë lloj të pengesës ose jo, me ç’rast kurset në kombinim me përvojën praktike në kompanitë do u mundësojnë të rinjve të përfitojnë shkathtësitë e duhura për t’i tejkaluar barrierat që e pengojnë pjesëmarrjen e tyre në forcën e punës në tregun e teknologjisë informatike”, thonë nga USAID.

Ata shtojnë seëllim i fundit i projektit është t’u ndihmojë të rinjve me pengesa në procesin e  kërkimit të punës dhe mundësive për punësim në sektorin privat, si edhe aftësimin e tyre profesional për punë në industrinë e IKT-së.

“Nëpërmjet këtij projekti, deri tani janë përpiluar 20 kurse onlajn për shkathtësi të përgjithshme dhe profesionale për punë, në një format që tërësisht u përshtatet nevojave të personave të interesuar, respektivisht, janë përshtatur që të mund t’i përcjellin persona me pengesa në shikim, dëgjim, të folur, apo edhe persona me pengesa të lehta intelektuale. Është hera e parë që në Maqedoni të jenë në dispozicion përmbajtje të këtilla, me një formë të këtillë të qasjes. Më shumë se 130 persona të rinj kanë përfunduar këto trajnime onlajn, ndërsa 27 kanë kaluar në fazën e dytë ku trajnohen për punë në sektorin IKT në njërën nga tre lëmitë: testim të softuerëve, programim dhe në fushën multimediale. Pas përfundimit të kurseve, këta persona do të kenë mundësi për punë në IT kompanitë ku në mënyrë praktike do të mund t’i aplikojnë shkathtësitë e përfituara, si bazë për punësim të mëtutjeshëm.  Me aktivitetet tona në këtë fushë dëshirojmë të dëshmojmë se çdo njeri ka kapacitet specifik, aftësi dhe talent, dhe se çdo qytetar mund të jep kontributin e vet në shoqëri nëse i jepet mundësia. Është angazhim i çdo shteti që të sigurojë mundësi të barabarta për të gjithë”, informojnë nga USAID.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP