Maqedoni, policia kap 8 migrantë ilegalë

Qendra Rajonale për Çështje Kufitare –Jug, ka parashtruar në Prokurorinë Themelore Publike një kallëzim penal kundër katër personave me inicialet L.B. (63), P.H. (59) I.R. (53) dhe T.T (24), që të gjithë shtetas të Republikës së Bullgarisë, me dyshim të bazuar se kanë kryer veprën penale “trafikim të migrantëve”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendëshme (MPB) përmes një kumtese bën të ditur se personat e apostrofuar më lartë, më datën 9 mars 2018 në ora 10:30 kanë hyrë në Maqedoni përmes kalimit kufitar Bogorodicë me një minibus “Iveko”, të cilin e ka drejtuar personi i parë i apostrofuar, ndërsa tre të tjerët kanë qenë bashkëudhëtarë të tij.

“Gjatë kontrollit shtesë mbi mjetin e transportit të cilin e kryen punonjësit e policisë si dhe një zyrtar doganor, në një bunker të ndërtuar enkas në pjesën e sipërme të automjetit u zbuluan 8 migrantë ilegalë të gjinisë mashkullore. Migrantët janë të moshës nga 18 deri në 41 vjeç, pesë nga Sri Lanka dhe tre nga Afganistani”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në kumtesë bëhet e ditur se pas bisedave me migrantët, ata kanë thënë se nga personat e lartpërmendur dhe nga një person i panjohur në Athinë është dashur të transferohen në Itali, në këmbim të një shume të caktuar të parave.

Shtetasve të Bullgarisë u është caktuar masa e paraburgimit tetë ditorë ndërkohë që një pjesë e migrantëve janë dërguar në qendrën për pranim dhe pjesa tjetër u është dorëzuar autoriteteve kufitare greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP