Punimet në Urën e Kazave nuk kanë përfunduar, autoritetet: Për shkak temperaturave të ulëta (FOTO)

Ende nuk ka përfunduar ndërtimi i Urës së Kazave në Qytetin e Tetovës. Kjo urë që dikur ishte e hekurt dhe shërbente vetëm për këmbësorët, edhe pse ndërtimi i saj u premtua në fushatën zgjedhore të mandatit të parë të kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ende nuk ka mbaruar, shkruan Portalb.mk.

Nga Sektori për Komunikacion dhe Tokë Ndërtimore të Komunës së Tetovës, për Portalb thonë se përfundimi i kësaj ure do të jetë brenda këtij muaj.

“Ne kemi kontaktuar me kompaninë e cila është duke i kryer punimet dhe na është thënë se ndërprerja e punëve është bërë për shkak të kushteve klimatike. Ka ngelur vetëm vendosja e asfaltit dhe disa punëve përfundimtare, presim që deri në fund të muajit mars kjo urë të jetë e përfunduar”, thonë nga Komuna.

Portalb ka kontaktuar edhe me kompaninë “Euroinvest Ing”, e cila i kryen punimet, të cilët thonë se pengesë për mosmbarimin e punimeve kanë qenë kushtet klimatike, gjegjësisht temperaturat e ulëta.

“Ura është dashur të përfundohet në dhjetor të vitit 2017, por temperaturat e ulëta nuk kanë mundësuar vendosjen e asfaltit dhe pllakave dhe për këtë arsye ne presim që deri në fund të këtij muaji të përfundojnë punët”, thonë nga “Euroinvest Ing.

Ndryshe, Ura e Kazave në qytetin e Tetovës është rrënuar në vërshimet e vitit 1978, ndërkaq ka qenë një ndër urat më të vjetra në qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button