Shfaqja “Biondi dhe qeni”, Teatri Shqiptar i Shkupit për të tretën herë në Bursa të Turqisë

Teatri Shqiptar i Shkupit së fundmi do të jetë pjesë e Festivalit Tradicional të Teatrove Shtetërore të Ballkanit që mbahet në Bursa të Shqipërisë, njofton Portalb.mk.

Me shfaqjen “Biondi dhe qeni”, Teatri Shqiptar i Shkupit në Bursa do të shfaqet më 17 mars.

Shfaqja është realizuar në vazhdën e bashkëpunimit institucional mes Teatrit Shqiptar dhe Teatrove Shtetërore të Turqisë. Autor i tekstit është shkrimtari turk Murat Xhan Kibiroglu, ndërsa regjia është vepër e Ali Vollkan Çetinkaja. Rolet i interpretojnë: Ibrahim Xhemaili, Ylber Murtezi dhe Agron Biba.

Përndryshe, pjesëmarrja e sivjetme e Teatrit Shqiptar në Bursa të Turqisë është e treta herë me radhë. Më parë Teatri Shqiptar në Bursa u përfaqësua me shfaqjen “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe me “Gjymtimin”.

Kurse me shfaqjen “Makbethi” më vitin 2016 Teatri Shqiptar i Shkupit mori pjesë në Adana e ndërsa në Antali më vitin 2017.

Në sajë të pjesëmarrjes në Bursa të Turqisë, sot në Qendrën Teatrore të Fëmijëve teatrodashësit do të kenë mundësi ta ndjekin shfaqjen “Biondi dhe qeni”.

Festivali në Bursa të Turqisë

Shfaqja “Biondi dhe qeni”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP