Gostivar: I ati shtyen me pistoletë ndaj birit

Një banor pesëdhjetë e dy vjeçar i fshatit Banjicë e Epërme e Gostivarit dëshiroi ta vret birin e vet, i cili e kishte nevrikosur pasi ishin grindur. Fatmirësisht, plumbi i shtënë, nuk goditi djalin, e më pas që të dy janë dërguar në polici.

Nga policia thonë se pardje, E.K (31) nga fshati Banjicë e Epërme është paraqitur në polici dhe ka lajmëruar se në të njëjtën ditë në ora 18.30 në shtëpinë e tyre është grindur me babain e tij M.K (52) me çka M.K nga pistoleta ka shtyrë një plumb por fatmirësisht plumbi nuk e ka goditur atë. 
Policia ka kryer ekspertizën në vendngjarje dhe e ka marrë pistoletën që M.K e ka poseduar pa leje ndërsa kanë filluar hetim për zbardhjen e plotë të rastit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button