Osmani: Askush nuk do ta mbrojë Bekir Asanin

Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani i fton organet kompetente që të ndërmarrin masa në lidhje me kërcënimet që Beqir Asani i BDI-së ia ka dërguar kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve (SHGM), Naser Selmanit. Ai sot e dënoi sjelljen e Asanit dhe tha se as ai, as qeveria nuk do të mbrojnë askënd, transmeton Portalb.mk.

“Vullneti ynë është që të krijojmë kornizë ligjore që gazetarët të mund ta kryejnë lirisht punën e tyre dhe vullnet politik që të dënojmë çdo kërcënim si dhe t’ju ndihmojmë gazetarëve në zhvillimin e detyrave të tyre. Këtë e bëjmë dhe nuk ka mbrojtje ku janë përfshirë përfaqësues të lartë të partisë politike, kështu që nuk kemi dilemë në këtë pjesë”, tha Osmani.

Gazetari Selmani është kërcënuar nga vëllai i Bekir Asanit të BDI-së

 

Në lidhje me ligjin e gjuhëve, Osmani shtoi se paketa e ligjeve reformuese nuk vonojnë nga ato shkaqe, por sepse opozita vendos që ta bllokojë punën e Kuvendit.

“Kohës së fundit kemi paralajmërime se opozita i pengon reformat në gjyqësi nëse votohet ligji i gjuhëve, ndërsa ajo është maja e joseriozitetit.”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button