Zbulohet numri, ja sa diamante ka kurora e Mbretëreshës Elizabet II

E parë së largu duket kaq e adhurueshme! Luksoze dhe me një shkëlqim që të verbon sytë, ajo simbolizon sovranitetin e monarkut. Po flasim për kurorën e Mbretëreshës Elizabeth II të Anglisë. Përveçse një objekt i çmuar dhe me vlerë të jashtëzakonshme, kjo kurorë ruhet në mënyrë strikte me një organizim të personelit të sigurisë tepër sekret, transmeton Revista Class.

Kurora, njihet ndryshe si Imperial State Crow dhe ajo ka ekzistuar në forma të ndryshme që prej shekullit të 15-të. Versoni i tanishëm është realizuar në vitin 1937 dhe ajo përdoret në hapen vjetore të Parlamentit. Kurora është e dekoruar me plot 2,868 diamante, 273 perla, 17 gurë safir, 11 smerald dhe pesë rubin.

Sa i përket morisë së diamanteve, ato nuk janë të një lloji të vetëm, por në të përfshihen diamante të tipit Cullinan II, ndërsa gurët e tjerë janë safir të St.Edwardit, Stuart Sapphire dhe rubin të Black Prince’s.

E mahnitshme! Vërtet një kurorë e rrallë që vetëm mund të admirohet së largu nga të gjithë ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP