Klea Çutra, përfaqësuesja e vetme e Maqedonisë në “The Voice of Albania Kids” (VIDEO)

Klea Çutra nga Dibra është e vetmja konkurrente nga Maqedonia në “The Voice of Albania Kids” që mbahet në Shqipëri, njofton Portalb.mk.

Gjatë së premtes që lam pas, Klea kaloi fazën e betejave duke vazhduar më tej me “netët live”.

Emocionues ka qenë momenti kur trajnuesja e saj, Eneda Tarifa zgjodhi Klean nga Dibra për të vazhduar më tej, dhe këtë moment ajo ia dedikoi shqiptarëve të Maqedonisë.

“Jam shumë e lumtur që kalova betejat dhe do të vazhdoj në “netët live”. E dua shumë Enedën, jo ngaqë më zgjodhi mua, por si trajnuese. Kam bërë krenare Dibrën, dhe përfaqësoj një shtet të tërë, gjithë Maqedoninë”, ka thënë Klea Çutra.

Ja edhe kënga me të cilën kaloi fazën “betejat” për të vazhduar në “netët live”.

Ja edhe kënga me të cilën u zgjodh të jetë pjesë e “The Voice”, në fazën e “Audicionet e fshehura”.

Klea Çutra është fëmija më i madh në familje, është 14-vjeçare dhe jeton në Dibër të Maqedonisë. Me muzikë ka nisur të merret që kur ishte 5-vjeçare. Jeton me nënën dhe motrën e saj.

Megjithëse Dibra është një qytet i vogël dhe nuk jep shumë mundësi që të rinjtë të shprehin dhe zhvillojnë talentin e tyre, sërish Klea Çutra nuk u dorëzua dhe rrugën për muzikën e vazhdoi në Shqipëri.

“The Voice” për Klean nuk është gara e vetme, pasi që ajo ka marrë pjesë në shumë festivale madje si në Maqedoni por edhe në Shqipëri. Kujtojmë se ajo ishte pjesë e spektaklit muzikor të fëmijëve në Shqipëri, “Gjeniu i Vogël”.

Thonë se: “Rinia është ajo që e çon përpara një popull, por përkrahja është ajo që e frymëzon një artist”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP