Në Rusi janë vrarë disa “terroristë” para kryerjes së sulmit

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi, (FSB), ka thënë se ka vrarë disa “terroristë”, të cilët ishin duke planifikuar kryerjen e një sulmi afër qytetit jugperëndimor, Saratov.

“Gjatë hetimeve dhe kërkimeve në rajonin Saratov, FSB ka penguar një plan për sulm terrorist të disa anëtarëve të një dege të fshehur terroriste”, ka njoftuar shërbimi më 11 mars, transmeton REL.

“Kriminelët kanë nisur të shtënat me armë zjarri derisa ishin në një makinë dhe nga përleshjet me armë mes tyre dhe personelit të sigurisë, ata janë plagosur në mënyrë fatale”, ka shtuar shërbimi.

Në deklaratë nuk është njoftuar numri i saktë i viktimave, mirëpo në disa pamje të publikuara nga FSB janë parë trupat e dy burrave afër një makine të dëmtuar.

FSB ka njoftuar se ka gjetur pistoletat, granatat dhe një pajisje shpërthyese me tre kilogramë TNT në Saratov, rreth 800 kilometra larg Moskës.

Raportimet për këtë incident vijnë vetëm një javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Rusi që mbahen më 18 mars.

Në këto zgjedhje pritet që presidenti aktual, Vladimir Putin të fitojë edhe një mandat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button