Zaev dhe Mickoski janë takuar me senatorin amerikan, Kris Marfi

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev mbrëmë është takuar me senatorin amerikan, Kris Marfi i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, transmeton Portalb.mk.

Siç kumtuan nga qendra e informimit qeveritar, në takim është konstatuar se Maqedonia është duke ecur në drejtimin e duhur, drejt proceseve të reformave në vend dhe në hapat për të përparuar miqësinë me fqinjët, në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.

Senatori i SHBA-së, Marfi i ka inkurajuar kryeministrin Zaev dhe Qeverisë që të vazhdojnë me ndryshimet pozitive për të ardhmen e Maqedonisë. Gjithashtu, senatori Kris Marfi ka thënë se SHBA-ja mbetet mik i sinqertë i Republikës së Maqedonisë.

Senatori amerikan është takuar edhe me liderin e opozitës së VMRO-DPMNE-së ku është biseduar për thellimin e miqësisë së ndërsjelltë dhe përmirësimin me forma të reja të bashkëpunimit për të përmbushur interesat strategjike të shtetit, si dhe situatën aktuale shoqërore dhe politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button