Protestë për kërcënimet dhe ofendimet e funksionarit të BDI-së, Bekir Asanit ndaj gazetarëve: Qeveria të ndërmerr masa

12:21- Në protestën që u zhvillua nën organizim të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) për kërcënimet që u bënë nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bekir Asani dhe vëllai i tij, ndaj Naser Selmanit, ky i fundit duke thënë se kjo protestë nuk bëhet vetëm se ai u sulmua, por sepse gota u mbush- bëri thirrje që Qeveria dhe Prokuroria Publike të mos shkruajnë kumtesa, por të heshtin sulmuesit me vepra, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Bujar Osmani: Askush nuk do ta mbrojë Bekir Asanin

Në protestë u bë thirrje që të sigurohet mbrojtje për gazetarin, Naser Selmani.

“Erdhëm këtu sepse u mbush gota. Ne nuk jemi këtu vetëm se unë u sulmova. Por u mblodhëm këtu sepse vazhdon censura e ndaj mediave, sepse vazhdojnë gazetarët të shkojnë në gjykata sepse fotografuan një person publik në vend publik. Ne paguajmë tatime ndaj qeverisë, dhe kjo qeveri ka për detyrë të hesht sulmuesit. Nuk është koha që Qeveria të shkruajë se i kritikon sulmuesit, por ajo duhet të veprojë dhe t’i hesht sulmuesit. Nëse unë hesht, nëse kolegët e mi heshtin, dijeni se ju jeni me radhë. Një regjim u largua, nuk duam të krijojmë një regjim të ri. Nuk iu frikësova Gruevskit, dhe nuk iu frikësohem as përfaqësuesve të BDI-së. Është turp që kriminelët të përfaqësojnë shqiptarët. Shqiptarët i dinë se kush janë kriminelët e BDI-së dhe duhet të dalin para drejtësisë. Mos keni frikë se asgjë nuk mund të ju bëjnë”, tha i kërcënuari, kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.

“Erdhëm këtu që të protestojmë për shkak të kërcënimeve nga përfaqësuesit e partisë që është në qeveri ndaj koleges sonë të SHGM-së për Naser Selmanin. Kërkojmë që të bëhet siguri policore ndaj kolegës sonë sepse ai ka një meritë të konsiderueshme për sulmet e mëhershme ndaj kolegëve tjerë. Kërkojmë nga prokuroria që të ndërmarrë masa për të siguruar mbrojtje ndaj Selmanit, sepse kjo është një drejtësi selektive. Neve na duhen vepra, e jo kumtesa, tha Tamara Çaushidis nga SHGM-ja.

Ministri për Transparencë, Robert Popovski

Para protestuesve doli edhe ministri për Transparencë, Robert Poposki, i cili duke shprehur se Qeveria e Maqedonisë nuk është institucioni i vetëm që mund të sigurojë mbrojtje për gazetarët, ai motivoi këta të fundit që të informojnë me kohë për të gjitha sulmet dhe kërcënimet. Ai premtoi se Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar që gazetarët të mos censurohen.

“Gazetarët kanë për detyrë ta kryejnë detyrën e vet, Qeveria nuk është i vetmi institucion që duhet të kryejë këtë detyrë, sepse ne nuk jemi të vetmit që mund të sigurojmë mbrojtje. Nga sot ju motivojmë që të informohemi dhe të ndërmarrim masat në kohë. Rasti i Selmanit është duke u ndjekur nga prokuroria, dhe besoj se nga atje do të marrin masat e duhura”, tha ministri për transparencë, Robert Poposki.

Protesta ka nisur para objektit të SHGM-së e kurse përfundoi para objektit të Qeverisë së Maqedonisë.

 

Portalb.mk ju sjellë edhe fotogaleri nga protesta e sotme.


*************************************************************************************************

10:00- Nën organizim të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM), sot prej orës 12 do të mbahet nga gazetarët dhe qytetarët në lidhje me rastin e fundit të kërcënimeve dhe ofendimeve ndaj gazetarit Nser Selmani, nga funksionari i BDI-së, Bekir Asani dhe vëllai i tij, Bejtulla Asani, njofton Portalb.mk.

“Kontradiktori Asani gëzon reputacionin e paprekshmërisë dhe mosndëshkimit, kurse ofendimet e fundit dhe kërcënimet e drejtuara drejt Selmanit kanë për qëllim që të frikësojnë të gjithë gazetarët. Kjo nuk është protestë vetëm për të përkrahur kolegun Naser Selmani i cili është nën kërcënime serioze dhe nën presion, por do të japim porosi për qytetarët që janë të brengosur për ruajtjen e vlerave themelore të shtetit të drejtë si liria e shprehjes dhe sundimi i së drejtës”, thuhet në paralajmërimin e Sindikatës së pavarur të gazetarëve të Maqedonisë.

Kërcënimet vijnë pasi që, ditë më parë, gazetari Selmani në rrjetet sociale ka shkruar për rastin me sulmin verbal të Bekir Asanit ndaj polices që deshi t’ia marrë veturën me merimangë për shkak se e kishte parkuar në vend të gabuar.

“Shteti juridik u gjunjëzua para një dhunuesi, i mbështetur nga BDI. Qeveria na ka borxh të sqarojë, kush bënë trysni ndaj polices Jasmina Jançovska të ndryshojë deklaratën për incidentin te Mavrovasja. Nëse nuk e mbrojmë Jasminën, Maqedonia do të jetë shtet i dhunuesve si Bekir Asani! Turp!”, shkruajti para disa ditësh Selmani.

Gazetari Selmani është kërcënuar nga vëllai i Bekir Asanit të BDI-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button