Zeqiri: Miratimi i ligjit të gjuhëve është detyrim që duhet të plotësohet

Nënkryetari i LSDM-së dhe deputeti, Muhamed Zeqiri në një intervistë për “Makfaks” tha se më herët ose më vonë ligji i gjuhëve do të miratohet. Ai nuk e di se kur do të ftohet seanca për shqyrtimin e ligjit, por tha se atëherë do të ketë koordinime plotësuese me qëllim të përputhjes së qëndrimeve mes partive në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

“Miratimi i ligjit të gjuhëve është detyrim i cila duhet të plotësohet. Ne e kemi votuar dy herë ligjin, ai është në përputhje me Kushtetutën. Se a do të votohet ligji në seancën e ardhshme mbetet të shohim. Më herët ose më vonë, ligji i gjuhëve do të miratohet”, theksoi Muhamed Zeqiri për “Makfaks”.

Në lidhje me pyetjen se a do të lejonin LSDM-ja dhe koalicioni i saj që përsëri të bllokohet Kuvendi për shkak ligjit të gjuhëve, Zeqiri tha se nuk dëshirojnë diçka të tillë.

LSDM dhe BDI do të votojnë dygjuhësinë pa diskutim të amendamenteve?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP