BNJVL mirëpret ministrat, bisedohet për decentralizimin

Sot zv/kryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavrevski bashkërisht me ministrat e Vetëqeverisjes Lokale dhe për Punë dhe Politikë sociale, Nevzat Bejta dhe Spiro Ristovski do ta vizitojnë Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), ku do të kenë takim me Kryesinë e BNJVL-së.

Në këtë takim pritet që të diskutojnë për çështje aktuale në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të procesit të decentralizimit në Maqedoni, kurse vëmendje të veçantë do t’i kushtohet edhe shqyrtimit të masave të fundit të qeverisë për angazhimin e personave të papunësuar, posaçërisht atyre që kanë të bëjnë me Programin për punë publike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button