Si mund t’i hakmerret Britania Rusisë?

Zyrtarët britanikë janë duke biseduar me aleatët amerikanë dhe ata evropianë për t’u koordinuar lidhur me masat hakmarrëse të cilat mund të zbatohen nëse vërtetohet se Moska është mbrapa helmimit të ish-spiunit rus, Segei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia, në Salisbury, kanë raportuar mediat britanike.

Gazeta The Times, ka thënë se kundërmasat mund të përfshijnë gjithçka, duke nisur nga bojkotimi i kampionatit të futbollit për Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi, deri të rritja e numrit të trupave të NATO-s, të vendosur në krahun lindor të aleancës ushtarake, shkruan REL.

“Mundësi të shumta janë duke u diskutuar”, është cituar të ketë thënë një zyrtar britanik.

Hetimi lidhur me tentim-vrasjen e Skripal dhe vajzës së tij tani janë në ditën e shtatë.

Zyrtarët kanë thënë se të dy janë “në gjendje kritike, por më stabile”, në një spital në Salisbury, pasi i janë ekspozuar një agjenti nervor.

The Times ka thënë se hakmarrja mund të përfshijë anulimin e pjesëmarrjes së politikanëve në organimin për Kupën e Botës, të planifikuar për 14 qershor deri më 15 korrik.

Ekipet e shteteve të tjera, që janë të kualifikuar për këtë ngjarje, siç janë Polonia, Australia dhe Japonia, mund të ftohen për t’iu bashkuar këtyre masave, i kanë thënë zyrtarët gazetës.

Ata po ashtu kanë thënë se masa të tjera mund të përfshijnë shtimin e focave të NATO-s në Evropën Lindore.

Rreth 4,000 trupa janë angazhuar në krahun lindor të aleancës, për të siguruar aleatët e rajonit që janë të shqetësuar nga lëvizjet agresive të politikës së Jashtme të Moskës.

Policia britanika duke ruajtuar zonën ku ka ndodhur incidenti në Salisbury
Policia britanika duke ruajtuar zonën ku ka ndodhur incidenti në Salisbury

Në të njëjtën kohë qeveria britanike ka mbajtur më 10 mars një tjetër takim të sigurisë së lartë, për të diskutuar sulmin me agjent nervor.

Sekretarja britanike për Punë të Brendshme, Amber Rudd, ka thënë pas takimit se ende është “shumë herët” për të thënë se kush ka qenë mbrapa sulmit, i cili po konsiderohet si tentim-vrasje.

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ka thënë se Britania mund të rrisë sanksionet kundër Rusisë, nëse gjen se Moska ka qenë e përfshirë.

Kremlini ka kundërshtuar çdo përfshirje duke i cilësuar raportimet e mediave britanike si histeri anti-ruse.

Më 10 mars, BBC ka raportur se hetuesit kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor në një restorant, ku Skripal dhe vajza e tij kanë ngrënë para se të sëmureshin.

Personat e tjerë që kanë qenë duke ngrënë në restorant në po të njëjtën kohë nuk besohet të jenë ne rrezik, është thënë ndër të tjera në raportin e BBC-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP