Basbousa: Ëmbëlsirë e mrekullueshme egjiptiane me griz të cilën duhet patjetër ta provoni sa më parë!

Basbousa është ëmbëlsirë tradicionale e Lindjes së Afërt. Gatuhet nga grizi dhe kokosi dhe i qitet shurup i ëmbël.

Nëse jeni adhurues i bakllavasë, tullumbave dhe kadaifit, kjo do të jetë ëmbëlsira juaj e re e preferuar! – transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 filxhan sheqer,
– 2 filxhan miell,
– 1 filxhan mielli kokosi,
– 1 filxhan vaj,
-1 filxhan qumësht ose jogurt,
– 1 filxhan griz,
– nga një qeskë pluhur për ëmbëlsira dhe sheqer vaniljeje,
– 3 vezë.

Për shurup:

– 2 filxhan sheqer,
– 1 filxhan ujë,
– 2 lugë lëng limoni ose portokalli.

Përgatitja:

1. Tundini vezët me sheqer dhe shtoni përbërësit e tjerë. Qitni në tepsi të mbështjellë me letër për pjekje. Piqeni në 200 gradë rreth 30 min.

2. Ndërkohë zieni shurupin nga sheqeri dhe uji, derisa të fillojë të vlojë dhe pastaj shtoni lëngun e limonit dhe zieni edhe rreth 1-2 minuta.

3. Ëmbëlsirës së nxehtë qitni shurupin dhe lëreni që të ftohet mirë. Priteni në katrorë. Mbi katrorët e prerë mund të qitni bademe grira apo të plota ose arra.

Ju bëftë mirë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button