Motra refuzon të takojë motrën pas 13 vitesh

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Entelës, zonjës nga qyteti i Vlorës që prej 13 vitesh nuk e kishte takuar familjen e saj. Entela u bë pjesë e programit prej djalit të saj, Kristi, i cili dëshironte ta bënte atë të lumtur dhe ta bashkonte me familjen e saj, transmeton TCH.

Motra e Entelës, Albana edhe pse nuk e dinte se kush e kishte ftuar erdhi në studio. Momenti kur të dyja motrat panë njëra-tjetrën pas 13 vitesh shkaktoi lot në studio. Entela mori guximin dhe i kërkoi falje Albanës edhe pse ajo thoshte se nuk e dinte arsyen pse familja i qëndronte larg. Por Albana u përgjigj se ajo e dinte arsyen dhe se falje duhet t’i kërkonte prindërve dhe jo asaj.

Pavarësisht përpjekjeve të Arbanës dhe reagimit të publikut, ajo refuzoi ta takonte Entelën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP