Hiqet bazamenti në të cilin ishte përmendorja e Qoses

Pas heqjes së përmendores së Andon Janev Qoses tani është pastruar dhe hequr edhe bazamenti i cili ishte i vendosur pranë Gjykatës Themelore, transmeton MKD.mk.

Ndryshe, Busti i Andon Qoses është larguar prej përpara Gjykatës Supreme të Shkupit dhe është dërguar në depot e Fabrikës së Metalit Tito. Largimi i këtij busti është bërë me urdhër të Qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

VMRO DPMNE-ja opozitare ka dënuar aktin e largimit të përmendores së Qoses para gjykatës në Shkup. Në reagimin e partisë së Mickoskit thuhet se Qeveria e LSDM-së ngjason me talebanët në Afganistan dhe ISIS-in në Irak dhe Siri të cilët shkatërrojnë përmendore nga historia e Maqedonisë. Ai ka thënë po ashtu se, një ditë ajo përmendore do të vendoset në vendin ku i takon dhe se këta njerëz do të turpërohen me veprimet që po bëjnë sot.

Nga ana tjetër, Qyteti i Shkupit në vendin përmendores do të mbjellë drurin e të drejtave të njeriut, ku do të vendoset pllaka e gravuar të cilën do ta marrin nga qyteti i binjakëzuar i Nyrnbergut ku do të shkruhet neni 10 i Deklaratës universale të KB-së për të drejta të njeriut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP