Futbollsti juaj i preferuar sapo u bë baba për herë të tretë

Ai është vetëm baba djemsh. Ka ardhur sot në jetë, djali i tretë i futbollistit të Barcelonës. Legjenda e futbollit ka treguar përmes një postimi në Instagram se bashkëshortja e tij, ka sjellë në jetë Ciro-n, transmeton Revistaclass.

Leo Messi është më i lumtur se kurrë, pasi shkruan në postimin e tij në Instagram, se fatmirësisht Antonella dhe djali janë shumë mirë.

“Mirëserdhe Ciro. Falenderoj Zotin që çdo gjë ka shkuar mirë. Mamaja dhe ai janë shumë mirë. Jemi shumë të lumtur”,-ka shkruar Messi në Instagram.

Fituesi i 5 Topave të Artë, ka edhe dy djemë të tjerë, Thiago 5 vjeç dhe Mateo 2 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button