LSDM dhe BDI do të votojnë dygjuhësinë pa diskutim të amendamenteve?

Shumica do të respektoj afatin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit për Ligjin e gjuhëve dhe nesh nuk ka marrëveshje mes tij dhe opozitës, do të votohet ashtu siç propozoi Xhaferi, madje edhe pa shtjellim të amendamenteve, thonë për Tv24 burme nga LSDM.

Ata thonë se përjashtimi i amendamenteve do të bëhet nga spikeri i parlamentit dhe se Xhaferi është i vetmi që ka kompetenca për këtë.

Thuhet se gjatë vikendit dhe eventualisht të hënën pritet të bëhet përpjekja e fundit për gjetjen e zgjidhjes së kësaj çështje me liderin e opozitës Hristijan Mickovski. Nuk precizohet se cila do ishte zgjidhja, por thonë se më së miri për të gjithë do të ishte që opozita të mos vjen në seancë. Zyrtarisht nuk duan të komentojnë, por thonë se qëndrojnë në atë se duhet t’i jepet shans dialogut politik.

Burime nga kuvendi thonë se të mërkurën ose të enjten do të jetë termini kur Xhaferi do të caktojë seancë. Të martën sipas informacioneve do të ketë koordinim, në të cilën do të precizohet kjo çështje.

Nga VMRO-DPMNE shkurt thonë se zgjidhje nuk është dhe nuk mund të jetë tërheqja e amendamenteve. Funksionari i lartë partiak i VMRO-së thotë se opozita do të jetë në sallë dhe se zgjidhja e vetme për ligjin është që ai të tërhiqet.

Nga BDI thonë se Ligji do të votohet ashtu siç u propozua, javën e ardhshme, dhe përsërisin se ai ishte pranuar edhe nga LSDM-ja dhe nga VMRO-ja dhe se mu për këtë ai duhet të votohet.

Ndryshe, bllokada vjen pasi që ende janë aktuale 35,569 amendamentet të cilat u propozuan nga opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE nën arsyetimin që e njëjta të plotësohet dhe të reflektojë barazi sociale- amendamentet të cilat bllokuan Kuvendin e Maqedonisë për më shumë se një muaj.

Sipas rregullores së Kuvendit, për secilin amendamentet, propozuesi, në këtë rast VMRO-DPMNE-ja ka të drejtë që të shtjellojë të njëjtin 3 minuta, që në total nëse diskutohen të gjitha amendamentet do të duhen 105.000 minuta. Matematika optimiste thotë se për një orë mund të shtjellohen 30 amendamentet ose 240 në ditë, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, ekspertët thonë se që të mos bllokohet Kuvendi dhe nga ana tjetër të mund të shqyrtohen amendamentet e ligjit të përdorimit të gjuhëve mundet që seanca plenare të ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë të diskutohet për ligjin për përdorimin e gjuhëve, në pjesën tjetër të miratohen ligjet e rëndësishme për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë.

Përndryshe, mbi 35 mijë amendamentet e propozuara nga VMRO-DPMNE-ja për ligjin e gjuhëve, e kanë paralizuar punën e Kuvendit. Edhe vetë kryeparlamentari Xhaferi, të njëjtat i ka cilësuar si bllokadë të Kuvendit të Maqedonisë, ndërkaq nga ana tjetër VMRO-DPMNE thirret në atë se ato kanë për synim të arrijnë barazi sociale dhe janë në pajtueshmëri me vërejtjet e kryetarit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button