Sot dhe nesër shënohet 75-vjetori i holokaustit të hebrenjve në Maqedoni

Me disa aktivitete gjatë ditës së sotme Manastir dhe Shtip, dhe nesër në Shkup do të shënohet 75-vjetori i holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Këto aktivitete janë organizuar nga Bashkësia e hebrenjve në Maqedoni dhe Fondi i holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia, nën mbikëqyrjen e kryeministrit Zoran Zaev.

Ky programi përkujtimor i cili do të zgjat dy ditë do të fillojë sot në Manastir, me vendosjen e luleve tek përmendorja e hebrenjve të deportuar nga Manastiri, më pas do të ketë marsh simbolik të grave dhe ngjarje tjera.

Kurse në Shkup në Filarmoninë e Maqedonisë do të organizohet darkë përkujtimore, ku janë paraparë fjalime të presidentit Gjorge Ivanov, zëvendës ministrit të Mbrojtjes së shtetit të Izraelit, Eli Ben Dahan dhe përfaqësues tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button