Policia dhe administrata e burgut në grevë, ja kërkesat e tyre

Sindikata e pavarur e policisë së burgut dhe administratës së Qendrës së ndëshkimit, Burgut të Shkupit organizon grevë, gjegjësisht marsh, i cili do të mbahet nesër para ministrisë së financës, transmeton Portalb.mk.

Kërkesa e policisë është që të rritet vlerësimi dhe pikët e të punësuarve dhe të realizohen punësime të reja, me mundësi të marrjes së ushtarëve profesional pas pensionimit.

Marshi pritet të fillojë në 12 e 30, ndërkaq pika e takimit të protestuesve është hotel “VIP” pranë panairit të Shkupit.

Policët do të marshojnë drejt Qeverisë dhe nga aty do të drejtohen drejt ministrisë së financës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button