A po aktivizohet diplomacia për emrin? Pasardhësi i Nuland, Ves Miçel vjen në Shkup

Ndihmës sekretari shtetëror për Evropën dhe Euroazinë, Ves Miçel këtë javë vjen në Shkup, konfirmojnë burime të larta diplomatike për TV24.

Miçel për herë të parë viziton vendin, pasi që vitin që lamë pas zëvendësoi në pozitën në Departamentin Amerikan Shtetëror Viktoria Nuland, e cila luajti rol kyç në procesin e Przhinos.

Miçel do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe shefin e diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov. Jo zyrtarisht thuhet se tema kyçe do të jetë çështja e emrit, përcjell Portalb.mk.

Vizita e Miçel organizohet para raundit të ardhshëm të bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë, dhe para vizitës së ministrit të jashtëm Nikos Kozijas, i cili pritet që pas datës 20 mars të viziton Maqedoninë, ku do të bisedohet për emrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button