Mënyra më e mirë për të kontrolluar tensionin e gjakut? Zbulojeni këtu

Mënyra më efikase për monitorimin e tensionit të gjakut është ta kontrolloni vetë. Hulumtuesit shkencorë britanikë rekrutuan rreth 1000 pacientë me hipertension, të cilët i ndanë në 3 grupe. Grupi i parë e monitoroi vetë tensionin e gjakut çdo ditë dhe muaj dhe pas një viti ia dërguan të dhënat mjekut. Grupi i dytë përdori një aplikacion në telefon, me anë të të cilit ia dërgonin të dhënat për tensionin e gjakut direkt mjekut. Grupi i tretë u përfshinë në “kujdesin e përditshëm”, ku iu matej tensioni i gjakut çdo ditë tek zyra e mjekut. Të dhënat e mbledhura u përdorën për të përcaktuar mjekimin.

Nivelet mesatare të tensionit sistolik për gjithë pacientët ishin rreth 153 në fillim të studimit. Nga fundi i muajit të 12, anëtarët e grupit të mbajtur nën kontroll kishin pësuar rënieve të niveleve të tensionit të gjakut mesatarisht me 140. Ndërsa grupi që monitorohej nëpërmjet aplikacionit në telefon dhe personat që e monitoronin vetë tensionin e gjakut kishin rënie të niveleve në 136 dhe 137, respektivisht. Autorët e studimit thonë se ulja e këtyre niveleve ndihmon në uljen e rrezikut për zhvillimin e goditjes në tru me 20% dhe sëmundjeve të arterieve koronare me 10%. Studimi është publikuar tek revista mjekësore Lancet.

“Njerëzit që e monitorojnë vetë tensionin e gjakut dhe i ndajnë analizat me mjekut mund ta mbajnë më në kontroll sëmundjen”, thotë drejtuesit i studimit,  dr. Richard J. McManus, profesor tek Universiteti i Oksfordit.

Burimi: New York Times / Shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP