BE-ja kërkon dialog me SHBA-në mbi tarifat proteksioniste

Bashkimi Europian shpreson të garantojë një përjashtim nga tarifat amerikane të importit të çelikut dhe aluminit, deklaruan sot zyrtarë të larë, ndërkohë që zëvendëspresdenti i Komisionit Europian, Jyrki Katainen akuzoi presidentin amerikan për proteksionizëm, transmeton Alsat M.

Trump firmosi dje imponimin e tarifave mbi importin e çelikut (25%) dhe aluminit (10%), duke përdorur një ligj të rrallë amerikan që autorizonte veprimin presidencial kundër importeve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.

BE-ja ka deklaruar se do të kundërpërgjigjet nëse preket nga këto tarifa, por ka premtuar nga ana tjetër se do të bëjë maksimumin për të negociuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button