Partitë opozitare në Azerbajxhan kërkojnë bojkotimin e zgjedhjeve

Dy partitë kryesore opozitare në Azerbajxhan kanë mbajtur sot një marsh duke kërkuar bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale, data e të cilave është ndryshuar për 11 prill.

Musavat dhe Këshilli Kombëtar i Forcave Demokratike kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, pasi presidenti Ilham Aliyev ka njoftuar muajin e kaluar përmes një dekreti se do të ndryshojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve nga 17 tetori për në 11 prill, transmeton REL.

Dhjetëra mijëra persona janë mbledhur më 10 mars në stadiumin Mehsul në kryeqytetin Baku, për t’iu bashkuar marshit të organizuar nga dy partitë.

Në dekretin e Aliyevit nuk është sqaruar për arsyet e vendimit mirëpo është thënë se vendimi është marr në koordinim me kushtetutën e Azerbajxhanit dhe kodin zgjedhor të këtij shteti.

Kushtetuta është ndryshuar në një referendum kontravers në shtator të vitit 2016.

Amendamentet i kanë lejuar Aliyevit të kërkojë zgjedhje të parakohshme.

Është raportuar se autoritetet kanë ndalur internetin në disa zona për të ndaluar transmetimin e marshit në rrjete sociale.

Opozita e Azerbajxhanit, qeveritë Perëndimore dhe grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë kritikuar qeverinë e Aliyevit për persekutim të vazhdueshëm të mediave, gazetarëve dhe aktivistëve e politikanëve opozitarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button