Pas arrestimit të pjesëtarit të kabinetit të Spasovskit, deklarohet kryeministri Zaev

Pas arrestimit të anëtarit të kabinetit të ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski është deklaruar edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i cili i motivon institucionet të bëjnë hetim të detajuar duke shprehur se nuk ka tolerancë për veprimet joligjore, njofton Portalb.mk.

“Nuk i di të gjitha detajet e rastit me të dyshuarin i punësuar në kabinetin e ministrit për Punë të Brendshme, por i motivoj institucionet që të realizojnë hetim profesional dhe të detajuar dhe të sjellin vendim të bazuar në fakte. Nuk ka vend për tolerancë për çfarëdo qoftë veprimi joligjor. Institucionet duhet të jenë plotësisht të përkushtuar, në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të sundimit të së drejtës”; shkruan në rrjetin social “Fejsbuk”, kryeministri Zaev.

Në lidhje me rastin në fjalë, nga Prokuroria Themelore Publike kanë deklaruar se janë duke i grumbulluar të gjitha informacionet për zbardhjen e plotë të rastit.

Arrestimi i të punësuarit në kabinetin e Spasovskit, Prokuroria Publike është duke proceduar rastin

MPB: është arrestuar një person i kabinetit të ministrit Spasovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button