Përfaqësueset Shqipëri-Kosovë ndeshen në maj

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të zhvillojë disa takime miqësore mes ekipeve kombëtare të moshave të Shqipërisë me përfaqësueset homologe të Kosovës. Këtë gjë e ka bërë të ditur FSHF-ja me anë të një njoftimi publikuar në faqen zyrtare, ku thekson se kombëtaret U-15 dhe U-19 të Shqipërisë do të luajnë në muajin maj kundër homologeve të tyre të Kosovës. Takimet do të zhvillohen në të dy vendet, njofton Telesport.al.

“Skuadrat përfaqësuese të moshave, U-19, por edhe U-15 do të zhvillojnë në muajt në vijim edhe takimet miqësore me skuadrat e kombëtareve të Kosovës. Kështu, është konfirmuar tashmë mes dy federatave që në muajin Maj, do të luajnë mes tyre skuadrat kombëtare të U-15 dhe U-19 të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas programit të planifikuar nga Sektori i Ekipeve Kombëtare në FSHF, takimet miqësore për përfaqësuesen U-15 mes Shqipërisë dhe Kosovës do të luhen në Shqipëri, në datat 3 dhe 5 maj. Ndërsa, për ekipin kombëtar U-19, të trajnerit Erion Bogdani, një ndeshje do të luhet në Kosovë dhe takimi tjetër në Shqipëri, respektivisht në datat 24 maj dhe 27 maj.

Po kështu po shikohen mundësitë edhe për miqësore për kombëtaret e tjera të moshave. Edhe U-17  do të zhvillojë dy miqësore në datat e lira të FIFA-s në Shtator. Një ndeshje do të bëhet në Shqipëri dhe një ndeshje do të zhvillohet në Kosovë”-thuhet në njoftimin e FSHF.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button