Guardiola, gjobë 20 mijë paund për mbështetjen ndaj Katalonjës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është gjobitur këtë të premte me 20 mijë paund për shkak të shiritit të verdhë që mbajti në mbështetje të politikanëve të burgosur në vendlindjen e tij, Katalonja, transmeton Top Channel.

Guardiola, ish-futbollist dhe ish-trajner i Barcelonës, kishte pranuar më herët gjatë kësaj jave akuzën e ngritur nga Federata e Futbollit për “përcjelljen e një mesazhi politik”, në shkelje të rregulloreve mbi uniformën dhe publicitetet në futbollin anglez.

Shefi ekzekutiv i Federatës së Futbollit, Martin Glenn tha gjatë javës së kaluar se “shiriti i verdhë i Guardiolës ishte një simbol politik, një simbol i pavarësisë së katalanasve”.

“Mund t’iu them se shumë spanjollë, jo katalanas, janë shqetësuar nga ky gjest. Ajo që po bëjmë është të aplikojmë me përpikmëri ligjet sportive”, citohet të ketë thënë ai nga “ESPN”-ja.

Guardiola e mbajti atë shirit në mbështetje të Jordi Sanchez dhe Jordi Cuixart, dy prej anëtarëve kryesorë të lëvizjes për pavarësinë e Katalonjës.

Trajneri, ekipi i të cilit është drejt fitimit të titullit kampion në Premier League, ka marrë dy paralajmërime për mbajtjen e atij shiriti. Por, veprimi më i fundit i Federatës është marrë pasi ai e vuri atë shirit edhe gjatë ndeshjes së Manchester Cityt me Wigan Athletic, e vlefshme për “FA Cup”, që u zhvillua më 19 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP