Tortë me boronicë, për një shije të veçantë!

Nëse doni një ëmbëlsirë të veçantë, kjo është pikërisht ajo që ju duhet. Një tortë që karakterizohet nga përdorimi i miellit të tërshërës dhe miellit të bajameve, e përsosur për t’u ngrënë edhe nga personat që kanë intolerancë gluteni, shkruan Bordo.al. 

Përbërësit: 200 gramë gjalp, 200 gramë sheqer pluhur, pak kripë, 220 gramë miell tërshëre, 180 gramë miell bajamesh, pesë vezë, 300 gramë reçel boronice.

Përgatitja: futeni gjalpin në një tas dhe shtoni sheqerin pluhur dhe pak kripë. Më pas trazojini me një rrahëse elektrike. Shtoni të verdhat e vezëve një nga një, të ndara më parë nga e bardha. Vazhdoni t’i trazoni dhe shtoni më pas miellin e tërshërës dhe miellin e bajameve dhe trazojini me një lugë normale jo më me rrahëse elektrike.

 

Më pas rrihni të bardhat e vezëve me rrahëse elektrike deri sa të bëhen si shkumë dhe shtojini pjesë pjesë te masa e krijuar më parë dhe trazojeni me lugë. Hidheni në një tepsi dhe piqeni me 170 gradë për 40 minuta. Pasi të jetë pjekur, hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet. Pasi të jetë ftohur ndajeni në dy pjesë dhe njërën mbusheni me reçelin e boronicës, ndërsa pjesën tjetër vendoseni sërish lart saj. spërkateni me pak sheqer pluhur dhe e keni gati!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP