Lista Serbe: Nuk na intereson demarkacioni, çështjen ta zgjidhin partitë shqiptare

Për Listën Serbe, tema e demarkacionit nuk ekziston dhe nuk paraqet kurrëfarë interesi, thuhet në reagimin e subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës. Sipas këtij reagimi, i cili u është drejtuar mediave, çështja e demarkacionit duhet të zgjidhet nga partitë shqiptare të Kosovës, transmeton REL. 

Po ashtu, Lista Serbe i drejtohet edhe koalicionit qeverisës, pjesë e të cilit është edhe vet, duke kërkuar që të tregohet në mënyrë korrekte.

“Lista Serbe nuk dëshiron që të instrumentalizohet në asnjë mënyrë dhe nuk e ka ndërmend që të tërhiqet nga parimet dhe qëllimet e saj, mbi të cilat edhe është formuar në mënyrë që të garantojë mbrojtjen e të drejtave të popullatës serbe në Kosovë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button