Arkitektët e përshëndetën vendimin për ndërtimin e Qendrës Klinike në Zllokuqan

Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilën zgjidhet mëdyshja rreth ndërtimit të Qendrës së re klinike, e cila duhet të ndërtohet në Zllokuqan, njofton Portalb.mk.

“Njëkohësisht shprehim edhe mbështetje të plotë për vendimin e Qeverisë për klinikën e re që të ndërtohet në lokacion tjetër, jashtë nga qendra e Shkupit, që ishte edhe përkushtim i Asociacionit të Arkitektëve të Maqedonisë, por edhe të disa arkitektëve me përvojë, të cilët kanë punuar për ndërtimin e një qendre të re moderne, sipas standardeve botërore”, thuhet në kumtesën e Asociacionit të Arkitektëve të Maqedonisë.

Prej atje shtojnë se janë të kënaqur që gjatë marrjes së vendimit, Qeveria i ka marrë parasysh edhe mendimet dhe sugjerimet e tyre profesionale.

Vendimin e ka përshëndetur edhe Oda e Mjekëve, Oda e Stomatologëve dhe Oda e Farmacistëve të Maqedonisë.

Ministria e Shëndetësisë vendosi: Ja ku do të ndërtohet Qendra e re klinike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button