Eva Longoria tradhtohet përsëri

Shumica e meshkujve do të ndiheshin me fat nëse do të shoqëroheshin me një prej femrave më të bukura të Hollivudit, siç konsiderohet Eva Longoria. 

Megjithatë, aktorja brune nuk dukej se ishte në mendimet e të dashurit të saj, Eduardo Cruz, i cili u fotografua në intimitet me një bionde gjysmë të zhveshur, në një plazh në Ibiza, Spanjë.


27-vjeçari, vëllai i aktores Penelope Cruz, u duk i relaksuar në shoqërinë e vajzës së panjohur, e cila në një pikë të caktuar u ngjit mbi trupin e tij, duke hequr bikinet.

Nuk është e qartë se cili është statusi aktual midis Eduardos dhe Evës, të cilët për herë të fundit u panë së bashku në datën 24 maj, në një aeroport në Malaga.

Në një intervistë gjatë majit, Longoria, e cila u nda nga basketbollsiti Tony Parker pas një viti martesë për shkak të një tradhëtie, shprehej shumë e dedikuar dhe e entuziasmuar nga eksperienca e saj e dashurisë me një mashkull dhjetë vjet më të ri në moshë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button