Kasami takoi ambasadorin Reka: Deputetët e Lëvizjes Besa do ta përkrahin ligjin për gjuhët

Kryetari i njërit nga fraksionet në Lëvizjen Besa, Bilall Kasami i shoqëruar nga deputeti Fadil Zendeli dhe përfaqësuesi i lartë i partisë Kastriot Rexhepi, priti sot në takim ambasadorin e Republikës të Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.

Në takim u diskutua rreth situatës aktuale politike në Maqedoni, me theks të veçantë për çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, si që është ligji për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Kryetari Kasami e njoftoi ambasadorin Reka se Lëvizja Besa edhe përkundër vërejtjeve që ka për ligjin në fjalë, e sheh këtë ligj si një avancim të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni dhe si të tillë deputetët e Lëvizjes Besa do e përkrahin. Po ashtu bashkëbiseduesit diskutuan edhe për proceset reformuese dhe ndihmën që mund të japë Shqipëria për këto procese përmes përvojës që ka tani si anëtare e NATO-s. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që takimet dhe konsultimet mes Lëvizjes Besa dhe Ambasadës të Shqipërisë të vazhdojnë edhe në të ardhmen për të ndihmuar në avancimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni. Ky ishte takimi i parë i kryetarit Bilall Kasami me ambasadorin Fatos Reka, pas rizgjedhjes të tij në detyrën e kryetarit të partisë në Kongresin e parë të Lëvizjes Besa të mbajtur më 24 shkurt”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button