Sergio Ramos, futbollisti “më i keq” i Champions

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos është zyrtarisht futbollisti më i keq në historinë e Champions League, pasi është ndëshkuar sërish me karton të verdhë në ndeshjen e kthimit me PSG.

Ramos e ka çuar në 37 numrin e kartonëve të verdhë në ndeshjet e aktiviterit më të rëndësishëm per klube në Evropë, duke lënë pas një prej legjendave të futbollit anglez, Paul Scholles me 36 kartonë të verdhë. Kartoni i verdhë i Ramos erdhi pas nje ndërhyrje ndaj argjentinasit Javier Pastore. Në përllogaritjen që kanë bërë në sektorin e statistika të UEFA-s janë përfshirë edhe kartonë e dytë kur është ndëshkuar me karton të kuq, transmeton TCH.

Sergio Ramos ndërkohë është shpallur futbollisti ‘më i keq’ historinë e kampionatit spanjoll, pasi ka koleksionuar 19 kartonë të kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP