Fatime Fetai: Do të shkoj në disko, le të më kritikojnë përsëri

Në mbrëmjen gala për rrëfimin e tregimit femëror “PriçPiç” mes të pranishmëve që rrëfyen tregime ishte edhe prokurorja speciale publike, Fatime Fetai. Këtë vit tema ishte “Kam marrë”, transmeton Portalb.mk.

Prokurorja bëri parodi të një pjesë të komenteve për daljen e saj në diskotekë, për të cilën ka marrë kritika nëpër rrjetet sociale. Ajo ngjarjen e përshkroi sikur të ishte një ngjarje penale. Ajo tha se sëpari e ka pranuar ftesën e shokut të saj që të dalë në kafe në të cilën ka pasur muzikë karaoke. Ku ka pasur dëshirë të këndojë, por nuk e ka bërë.

Para mesnate ka marrë ftesë që të shkojë në diskotekë dhe ka shkuar, atje, siç tha, e ka takuar gjykatën. Pastaj, gjykata e ka përcjellë informatën në opinion. “Më pas pësuan komente. U bëra e akuzuar”, tha prokurorja në mënyrë ironike. “Nga shumë prokurorë që kanë vepruar sipas detyrës zyrtare, kryesori ka qenë gazetari Branko Geroski”, tha në mënyrë ironike Fetai.

Prokurorja tha se është shprehur se është e pafajshme dhe ka bërë një parodi me deklarata para gjykatës së ish-kryeministrit, Gruevski kur ai deklaroi se nuk mund të jetë i akuzuar për atë që dëshiron. “Kam dashur të shoh se çka ka në diskotekë”, tha Fetai dhe shtoi se nuk ka kërkuar falje. “Nuk mund të marr dënim me kusht sepse e kam pranuar fajin”, tha me shaka Fetai. “Një pjesë e komenteve nuk kanë qenë për shkak funksionit, por mbi të gjitha ndaj meje si person, si për një grua “, shtoi ajo.

Ajo gjithashtu deklaroi se një ditë në Prokurori i ka arritur një letër zyrtare, ku i është kërkuar që t’i kthejë balluket. Personit i është kthyer letër zyrtare me vulë të PSP-së.

Në fund të rrëfimit ajo shtoi se gruaja në Maqedoni përballet me paragjykime. “Të luftojmë për shoqërinë në të cilën do të kthehet drejtësia”, deklaroi ajo. Grave u porositi që ta bëjnë atë që i bën të lumtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button