Largimi i Shpend Ahmetit, Vetëvendosje paralajmëron t’i bëhet opozitë në Prishtinë

Një ditë pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet një letre publike ka bërë të ditur se anëtarë të saj në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të sillen si opozitë.

“Sakrificat, puna e palodhur e aktivistëve dhe vullnetarëve dhe buxheti i ndarë për zgjedhjet lokale në Prishtinë nuk ka qenë për ta pasur kryetarin vetëm 100 ditë, por për katër vjet. Tash padrejtësisht Lëvizja do të jetë në opozitë, aty ku në fakt fituam”, thuhet në letrën që LVV-ja e bëri publike të enjten, në sajtin e vet zyrtar, njofton Koha.net.

Në letrën me të cilën LVV-ja ia ka drejtuar opinionit e ka falënderuar Ahmetin për fitoret e këtij subjekti në dy palë zgjedhje.

“…Dhe natyrisht që presim nga ai hiç më pak se realizimin e premtimeve që ka dhënë në emër të Lëvizjes, në 2013 por edhe në 2017”, thuhet në letër. Ky subjekt më tej në letër ia ka përmendur kontributin e vullnetarëve dhe aktiviststëve në mbështetjen që ka fituar Ahmeti në zgjedhjet e fundit. Në këtë kontekst, VV-ja ka shfaqur bindjen se Ahmeti është pozicionuar nga ana e dëmtuesve të këtij subjekti.

“Fatkeqësisht Shpendi ka zgjedhur që megjithatë të mbajë anën e atyre personave që për mbi një vit e gjysmë punojnë brenda Lëvizjes, kundër Lëvizjes, persona të cilët në valën më të madhe të angazhimit për fushatë e për balotazh, e kalonin kohën nëpër takime informale për prapaskena, duke u marrë me thashetheme përçarëse e duke pritur të kryheshin zgjedhjet për të dhënë dorëheqjen”, thuhet në letër. Sipas letrës, Ahmeti ka qenë një prej figurave më të respektuara prej Lëvizjes dhe kontribuues i madh në disa rezultate të mira elektorale. Thuhet se atij i është dhënë hapësirë e mjaftueshme në VV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button