Shtyhet përsëri seanca për ekstradimin e ish-shefave të DSK-së, Grujovskit dhe Boshkovskit

Për 26 prill është shtyrë seanca në të cilën Gjykata Supreme në Athinë duhet të vendosë pas ankesës për vendimin e Gjykatës së Selanikut për ekstradim të ish-shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Grujovski dhe koluegut të tij, Nikolla Boshkovski, transmeton Portalb.mk.

Seanca e sotme, e cila u zhvillua pas dyerve të mbyllura është ndërprerë për shkak çështjeve juridike.

Seanca paraprake me 2 mars është shtyrë për shkak mungesës së njërit nga avokatët e grupit grek i cili i mbron të dy ish-shefat,  shkak për mungesë ishte sëmundja e tij. Në atë seancë kishte edhe përkthyes nga maqedonishtja në greqisht dhe anasjelltas.

Ndryshe, për Goran Grujovskin dhe Nikola Boshkovskin thvillohen tre procese të ndryshme gjyqësore që nuk lidhen mes tyre. Njëri për pasaporta të falsifikuara me të cilat janë zënë në aeroportin e Selanikut që gjykimi pas tre shtyrjeve do të mbahet më 17 maj të këtij viti, tjetri për kërkesën për azil e parashtruar me 29 nëntor, ndërsa i treti është pas kërkesës së palës maqedonase për ekstradim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button