Grimi veror i Chanel

Chanel ka hedhur në treg koleksionin e tij të tretë të makijazhit për sezonin veror, me një skenë mahnitëse kozmetike në të cilin do të keni mundësi të zgjidhni produktet tuaja të preferuara.

Ky koleksion nxjerr në pah ngjyrën e zezë, të bardhë  dhe gri, tone të cilat përshtaten me ngjyrën e lëkurës. Koleksioni përmban të gjitha produktet që ju duhen për të qenë sa më të bukura këtë verë.

4 nuanca ‘Les’
Ky  komplet ngjyrash do t’ju ndihmojnë që të keni një pamje të bukur, duke e ndryshuar atë nga dita në mbrëmje. Tiparet e këtij produkti janë:
•Intuite
•Alternative
•Kombinim

Nuanca iluzionuese
Ky produkt i butë nxjerr në pah syrin tuaj. Aplikoni ketë nuance pak ose shumë në syrin tuaj.Tiparet e tij janë:
•Surreal
•Abstrakt
•Atraktiv

Linja penelit ‘Graphique de Chanel’
Theksoni syrin tuaj me ndihmën e penelit duke eksperimentuar me ngjyrat e mëposhtme:
•I zi
•Argjend
•Vjollcë

Rimel ‘Chanel’
Kjo markë ka prodhuar 2 remelë sensacionalë, të cilët do i japin formë qerpikut tuaj duke ju bërë të dukeni si një divë e vërtetë. Këto produkte janë rezistentë ndaj ujit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button