Samsung Wall TV me 146 inç lansohet në gusht

Në Consumer Electronics Shoë në janar, Samsung shfaqi televizorin e saj të ri Samsung Wall TV me diagonalen marramendëse prej 146 inç.

Televizori i ri i Samsung është një televizor modular që përbëhet nga shumë panele të ndryshme pa skaje që mund të vendosen së bashku për të krijuar një ekran të vetëm mbi 100 inç. Ndërsa modeli që tregoi Samsung në CES ka diagonalen me 146 inç, transmeton Telegrafi,

TV modular nga Samsung është i përbërë nga panele microLED, secili prej paneleve ka dimensione prej 9,37 inç dhe ato janë të lidhura së bashku për të formuar një panel të vetëm. Samsung ka thënë se sapo panelet janë të lidhura së bashku, ai funksionon si një TV normal pa asnjë humbje në cilësinë e fotos.

Samsung tani ka zbuluar se TV i ri modular do të lansohet këtë gusht. Kompania nuk ka dhënë ndonjë hollësi se sa do të shitet kjo pajisje futuristike me dyqanet me pakicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP