Kia përgatit rivalin e ri të Audi A8 (Foto)

Prodhuesi koreanjugor ka publikuar dizajnin e gjeneratës së re të limuzinës luksoze K900.

Kia njoftoi se K900 do të prezantohet në muajin prill, që do të thotë se mund të ketë premierën në sallonin e ardhshëm të automobilave në Nju Jork, transmeton Telegrafi.

Automobili është dizajnuar në selinë e kompanisë, në Namjang, në Koren Jugore, si dhe në studion e Kia për dizajnin në Kaliforni.

Përveç dy dizajnëve, Kia më hercët publikoi “teaser” në të cilin duket silueta e modelit të ri K900.

Pas premierës, Kia K900 arrin në sallonet e shitjes në gjithë botën dhe mbetet të shihet nëse ky model do të jetë edhe pjesë e tregut evropian. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP