Ju ndodh shpesh të ngriheni natën dhe të hani? Ka një arsye pse ndodh kjo

Na ndodh shpesh të ngrihemi natën të uritur dhe të hamë, pa e kuptuar përse ndodh kjo. Edhe pse të gjithë e dimë se ushqimin duhet ta konsumojmë disa orë para se të flemë, tundimi për të ngrënë është shumë i lartë. Studimet e fundit kanë identifikuar një hormon i cili shkakton rritje të urisë në darkë, kjo kryesisht te njerëzit e prirur për t’u stresuar dhe te personat që janë më të dhënë pas të ngrënit.

Për të vërtetuar këtë, u krye një studim me vullnetarë të grupmoshës 18-50 vjeç, të cilët u lanë disa orë pa ngrënë para vaktit. Në të njëjtën kohë u mat edhe niveli i stresit përmes mimikave të tyre. Në fund u vërejt se, personat të cilët ishin më të stresuar konsumuan më tepër ushqim se të tjerët, kjo sepse stresi aktivizon hormonin në fjalë.

Këshilla e ekspertëve nëse doni t’i bëni rezistencë hormonit të urisë është të konsumoni 3 vakte të mirëfillta dhe të kujdeseni për shëndetin mendor përmes meditimit dhe aktivitetit fizik.  Duke ditur këtë njerëzit mund t’i bëjnë bisht rrezikut të mbipeshës duke u ngopur mirë pak më herët, si dhe duke punuar me veten për të ulur nivelin e stresit./ Shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP