Mari Kyri, mendja brilante e një femre

15 vjet nga lindja e shkencëtares që revolucionarizoi shkencën.

Në vitin 2009 revista “New Scientist” e zgjodhi si gruaja më frymëzuese e shkencës. Një stacion metroje në Paris mban emrin e saj, një krater hënor si dhe një asteroid. Emri i një polakeje që i binte të fikët nga uria…

Maria Salomea Sklodowska (Marie Curie) lindi në Varshavë në 7 nëntor 1867. Ishte vajza e pestë e çiftit Vladislav dhe Bronislava Bogusca. E humbi të ëmën në moshën 10 vjeç dhe pak më vonë motrën e saj Sofia nga tifoja. Të dy këto drama si dhe gjendja e popullit polak e larguan nga feja katolike dhe e orientuan drejt ateizmit. Më vonë do ta paguante shtrenjtë këtë lloj bindjeje. I provoi të gjitha në Paris, udhëtoi, studioi dhe punoi gjatë kohës që jetonte me të motrën. Nuk kishte mundësi të paguante shkollën universitare dhe për një vit e gjysëm kurseu para përmes punëve të ndryshme, deri kur më në fund mbërrin para dyerve të universitetit në 1891, shkruan Bota.al.

Asgjë nuk ishte e thjeshtë. Jetonte me të motrën, derisa mori me qira një papafingo në lagjen latine. Në auditor ishte një rara avis një nga 27 femrat mes 749 meshkujve studentë dhe për më tepër nuk fliste aq mirë frëngjisht, nga ana tjetër njohuritë e saj mbi matematikën dhe fizikën ishin shumë larg njohurive të shokëve të saj. Nuk u dorëzua. Studionte ditën, punonte natën, arriti deri aty sa aktronte në një teatër amator. Për vështirësitë e saj është shprehur: ”Më shumë se njëherë më ka rënë të fikët nga uria.” Pas tri vitesh në moshën 27 vjeçare filloi karrierën e saj shkencore. U kontaktua nga një kompani industriale për të studiuar efektet magnetike të hekurit.

Akoma shumë larg nga zbulimet që do ta ngrinin lart emrin e saj. Në atë vit, 1894 njohu një farë Pierre Curie, mësues në shkollën e lartë të fizikës dhe kimisë industriale. Mes tyre lindi menjëherë një ndjenjë. Ai ishte 35 vjeç, kishte një emër në fizikë dhe i propozoi të ndanin laboratorin së bashku. Marie, emri i së cilës tashmë ishte kthyer në Maria, nuk pranoi. Këmbëngulte të kthehej në atdhe. Pierr i betohet se do ta ndiqte edhe nëse do t’i duhej të jepte mësime frëngjishteje për t’u ushqyer. Ajo u kthye e vetme në Poloni. Atje u ndie e humbur sepse universiteti i Krakovias e refuzoi me motivin se ishte një femër. Në ato ditë të errëta mori një letër nga Pierri: “Do të ishte diçka e çmuar, diçka që nuk guxoj të pres, nëse do të mund të kalonim jetën tonë afër njëri-tjetrit, të hipnotizuar nga ëndrrat tona, ëndrra jote patriotike dhe ëndrra jonë humanitare, ëndrra jonë shkencore.” Atëherë ajo mori vendimin për t’u kthyer në Paris. Ata u martuan në 26 korrik të 1895. Një martesë e thatë me të afërm të ngushtë, pak miq që u dhuruan para në vend të dhuratave, ajo veshur me një fustan blu të errët, ndoshta e tillë ishte jeta…Punonte në një zgëq që nuk ishte as laborator, i marrë me qira ishte një sallë e vjetër universiteti, ku kryheshin diseksionet (prerjet), i paventiluar dhe me lagështirë. Këmbëngulja dhe pasioni i saj ishin të pathyeshëm, derisa në vitin 1898 publikuan një artikull që njoftonte mbi ekzistencën e një elementi kimik (metal i rëndë radioaktiv). E quajtën Polonium si homazh për atdheun e saj dhe numri atomik i tij ishte 84, masa atomike ishte 210 dhe simboli Po.

Karakteristika e këtij elementi nëpër manuale është si citohet: Poloniumi i zbuluar nga Mari Kyri është i vetmi izotop ekzistues në natyrë. Në 26 dhjetor çifti dha lajmin se kishin zbuluar një element të dytë që e emërtuan Radium (nga fjalori latinisht rayo) dhe që këtej lindi fjala radioaktivitet që do të shenjonte për mirë a për keq modernizmin. Që nga ajo ditë e 1898 – 1902 bashkë ose veç, ata publikuan 32 punë shkencore të nivelit të lartë. “Tek një njeri i ekspozuar ndaj radiumit qelizat e sëmura që formojnë tumoret shkatërrohen më shpejt se ato të shëndetshmet.” Jetët e tyre ndryshuan. Që nga 1900 Mari ishte gruaja e parë në katedrën e shkollës superiore normale dhe Pierr vazhdonte në universitet në Paris. Në vitin 1903, ajo mbrojti tezën dhe mori doktoraturënNga martesa lindën dy vajza Irene dhe Eve Denise, së bashku me to erdhën edhe çmimetNë fund të vitit 1903 Marie, Pierre dhe Henri Becquerel fitojnë çmimin Nobel në fizikë, por Akademia e Shkencave suedeze ia mohon kontributin Marisë sepse ishte një femër. Pierr refuzoi ta merrte çmimin nëse nuk ia njihnin kontributin Marisë. Ata fituan dhe kështu morën 15 mijë dollarë. Por.. dita e 19 prillit të vitit 1906 ishte ditë me shi në Paris. Pierr shtypet nga një karrocë në rrugën Dauphine de Saint–Germain–des–Prés. Pëson frakturë në kokë dhe nuk i shpëton vdekjes. Ishte vetëm 46 vjeç. Maria vazhdon me punën e palodhur. Merr katedrën e të shoqit në Sorbonë dhe në vitin 1911 fiton çmimin e dytë Nobel në kimi për punën e saj mbi poloniumin dhe radiumin. Ajo solli ndër të parët studime për trajtimin e kancerit me izotope radioaktive. Kohë të këqija do të vinin më pas. Shtypi ultra i djathtë, besimi hebraik e urrenin se ishte e huaj dhe çifute gjë që nuk ishte e vërtetë. E akuzuan edhe për adulteri. Kjo e fundit u bazua mbi një lidhje të shkurtër dashurie mes saj dhe një nxënësi të Pierrit, Paul Langevin. Ajo ishte vejushë tek të 40-at, ai ishte i martuar dhe i ndarë dy muaj para episodit dhe për më tepër 5 vjet më i vogël se ajo. Lidhja zgjati një vit, por mjaftoi për ta quajtur prishëse martesash, çifute dhe të huaj.

Në 29 korrik të 1914 nisi Lufta e Parë Botërore. Mjekët nuk i mjekonin dot të plagosurit dhe Maria pati një ide brilante, krijoi makina të lëvisshme me rreze rëntgen (X) të aftë të arrinin deri në fushëbetejë dhe të ndihmonin kirurgët me radiografi dhe të vepronin më shpejt. Ajo vetë i dizenjoi makinat dhe automjetet për t’i transportuar këto makina. Ishte ndër të para gra me patentë makine. Në zhargonin popullor këto makina quheshin “le petit curie”, por që u shpëtuan jetën një milion ushtarëve. Në vitin 1915 shpiku kanjulat me emetim radiumi, një gaz pa ngjyrë që e emërtoi Radon i përdorur për të sterilizuar indet e infektuara. Ajo i injoroi efektet e këtyre elementeve, i manipulonte me dorë, pa doreza, mbante tubat në çantë, derisa më në fund ky zakon i shkaktoi anemi aplazike. Vdes në 4 korrik në vitin 1934 në sanatoriumin Sancellemoz, Passy në moshën 66 vjeçare. E varrosën bashkë me të shoqin dhe vetëm në vitin 1995 u çuan në Panteonin e Parisit. Ajo ishte anëtare nderi e 10 akademive dhe bartëse e shumë titujve dhe medaljeve të arta. Dy presidentët amerikanë Harding dhe Hoover e nderuan me nga një gram radium, vlera e të cilit ishte 100 mijë dollarë. Dokumentet e saj ruhen në kasaforta prej plumbi dhe ata që duan t’i shqyrtojnë duhet të veshin veshje të posaçme. Kyritë nuk i patentuan kurrë zbulimet e tyre, refuzuan të gjitha mirënjohjet deri edhe Legjionin e Nderit. Në vitin 2009 revista “New Scientist” e zgjodhi si gruaja më frymëzuese e shkencës. Një stacion metroje në Paris mban emrin e saj, një krater hënor si dhe një asteroid. Emri i një polakeje që i binte të fikët nga uria… / f.a. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button