Lukaku: Unë jamë rreshteri i Mourinho-s në fushë

Futbollisti belg Romelu Lukaku beson se Jose Mourinho, menaxheri i klubit Manchester United, e konsideron atë si rreshter në fushë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Verën e kaluar Lukaku erdhi në Manchester United për 75 milionë paund (rreth 84 milionë euro) dhe sa e vlerëson Mourinho më së miri tregon fakti se në 28 nga 29 ndeshjet e kësaj sezone në Premier ligë, ai ishte në 11-ën e parë.

Në të gjitha ndeshjet e këtij sezon, shënoi 23 gola, por menaxheri shpesh e lavdëron për punën e tij të palodhshme dhe kontributin për ekipin në fushë.

“Mendoj se menaxheri në mendjen e tij konsideron se unë jam rreshteri i tij në fushë, gjë që është e çuditshme sepse zakonisht këta janë mesfushorët. Çdo herë kamë punuar shumë dhe jam mirënjohës, por në fund të ditës unë jam një sulmues dhe duhet të shënoj gola. Mendoj se ai e di se kam këtë mentalitet ushtarak”, ka thënë për mediat britanike Lukaku

Ai ka shtuar se: “Gjithmonë e vendosi ekipin para meje dhe kjo është diçka që i kam thënë menaxherit. Dëshira për fitore është më e madhe se kurrë. Unë çdo herë kam dashur të ngadhnjejë dhe të marr trofe, çdo herë këtë e vë në plan të parë para të gjitha ambicjeve personale. Mourinho e di dhe unë mendoj se kjo është një nga arsyet që unë luaj vazhdimisht”.

Pas 29 xhirove në Premier Ligë, Manchester United zë vendin e dytë me 62 pikë, 16 më pak se Manchester City. Të shtunën stadiumi Old Trafford do të pret rivalin më të madh, Liverpoolin, në derbin e madh anglez, i cili është në vendin e tretë me dy pikë më pak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button