11 arsye gjysmë serioze pse është kaq mirë të jesh grua

Le ta pranojmë: të jeshë grua nuk është gjithmonë e lehtë dhe të gjithave na ka ndodhur që në një moment të bërtasim: “herën tjetër do të lind burrë”! Megjithatë të jesh femër është një bekim dhe ka disa arsye pse është edhe më mirë se sa të qenurit burrë, prandaj le t’i shohim së bashku, shkruan Bordo.al. 

Pamja për festa: nëse duhet të shkojmë në një festë, kemi shumë më shumë zgjedhje se sa kolegët tanë meshkuj sa i përket të veshurit. Ne mund të zgjedhim fustan të gjatë, apo një shkurtër, mund të kombinojmë bukur një bluzë dhe një fund, ama edhe një palë pantallona do të na shkonin për shtat. Mund të zgjedhim ngjyrat që duam dhe mund të argëtohemi duke krijuar një stil tonin personal. Burrat? Gjithmonë vetëm një xhaketë dhe një kravatë. Praktikisht një uniformë!

Shfaqjet tona të dashurisë janë puna jonë: ne nuk jemi të detyruara që nga adoleshenca të shpikim 100 lidhje dashurore vetëm e vetëm për t’u ndjerë të pranuar nga pjesa tjetër e shoqërisë sonë. Jemi plotësisht indiferente sa i përket madhësisë së organeve seksuale të mikeshave tona dhe nëse i ofrojmë një kafe dikujt, askush nuk do të mendojë se po e bëjmë atë për një arsye tjetër.

Shumë vendime na përkasin ne: organi ynë seksual është është një nga mjetet bindës më të efektshëm në botë. Ne gjithashtu mund të pretendojmë një orgazëm vetëm për të kënaqur partnerin.

Çështjet e komunikimit: ne jemi të autorizuara për t’i shprehur mendimet tona dhe mënyrën e se si ndjehemi, në një mënyrë gjithpërfshirëse dhe të përshtatshme, duke shpjeguar qëndrimet tona në një mënyrë logjike, pa e kufizuar veten në një “po” ose “jo”, të shoqëruara më së shumti me grindje.

Le të flasim pak për fëmijët: këtë askush nuk mund ta marrë nga ne: fëmijët i bëjmë ne! Dhe kur themi se i pëlqejmë shumë fëmijët, askush nuk do të medojë se jemi pedofilë.

Profesioni: nëse vendosim të jemi astronaute, apo nëse jemi të suksseshme në kërkimin shkencorë, gazetat do të flasin për këtë.

Zonat e rrezikut: në raste fatkeqësishë natyrore mund ta pranojmë se kemi frikë, dhe, menjëherë pasi shpëtohen fëmijët, është radha jonë.

Si përfundim: nëna Natyrë na ka paisur me një aftësishë për të qenë të suskesshme. Por, pavarsisht kësaj ne vazhdojmë të bëjmë më pak akrrierë se sa kolegët tanë meshkuj, paga jon ëështë më e ulët, kemi më pak kohë të lirë dhe nëse vendosim të ikim nga partneri ynë, mund të përfundojmë në probleme serioze. A nuk ka ardhur koha të vlerësohemi më shumë?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button