Filipçe: Ndryshime të ligjit për abort që të mos ketë rrezik për shëndetin e grave

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në takimin e sotëm me përfaqësueset e organizatave të grave, paralajmëroi ndryshim të ligjit për abort, njofton Portalb.mk.

Sipas Filipçes, me ndryshimet të cilat janë bërë përpara disa viteve, procedura për abort shumë është komplikuar, janë vendosur shumë procedura administrative dhe shtoi se një pjesë e tyre zgjasin aq gjatë saqë e rrezikojnë shëndetin e grave.

“Duam ta sqarojmë qëndrimin tonë, ta dëgjojmë zërin e tyre dhe bashkë të konstatojmë se cili është opsioni më i mirë, por edhe t’u dalim në ndihmë grave të cilët duan që të bëjnë abort pa  kurrfarë rreziku për shëndetin e tyre”, tha Filipçe përpara takimit të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, me rastin e festës së 8 Marsit – ditës ndërkombëtare të gruas.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, ai theksoi se do të shfuqizohen një pjesë e komisioneve, gjegjësisht do të gjendet forma më e mirë administrative që ajo të zbatohet në afat sa më të shkurtër që është e mundur, pa u rrezikuar shëndeti i gruas. Ai shtoi se planifikojnë që ta shfuqizojnë edhe këshillimin e obliguar të grave shtatzëna të cilat duan që ta ndalojnë shtatzëninë.

Në lidhje me ndërtimin e qendrës klinike, ai tha se në ditët e kaluara kanë pasur takime me shoqata arkitektësh dhe se nesër konkretisht do ta informojë opinionin për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button