Kosovë, vrasja e Ivanoviçit kalon në duart e Prokurorisë Speciale

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka marrë në kompetencë hetimin për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Lajmin për Kallxo.com e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku.

Millaku tha se vendimin e ka marrë sot. ndërsa kjo ka ndodhur “për shkak të kompleksitetit të rastit”.

Deri më tani, hetimi për vrasjen e Ivanoviqit bëhej nga një ekip prej dy prokurorëve në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Oliver Ivanoviq, kreu i partisë serbe të Kosovës Inciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, u qëllua para zyrës së tij më 16 janar dhe vdiq më pas në spital.

Vrasja e tij është dënuar gjerësisht nga zyrtarët e BE-së, si dhe nga ata serbë dhe kosovarë.

Ai po rigjykohej për urdhërimin e vrasjes së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës për pavarësi. Ai e deklaroi veten të pafajshëm.

LEXO: Rasti Ivanoviq, gjykata liron dy policët serbë
LEXO:  Prishtina nuk po arrin të sigurojë informata nga Beogradi për rastin Ivanoviq
LEXO: Kosova i dorëzoi Serbisë dokumentacionin për vrasjen e Ivanoviçit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button