Në Maqedoni ka 283.834 gra të punësuara – më së shumti në sektorin privat

Enti Shtetëror për Statistika ka publikuar të dhëna për gratë në Maqedoni me rastin e 8 Marsit, ditën ndërkombëtare të gruas, njofton Portalb.mk.

Sipas statistikës së tyre të fundit për vitin 2016, numri i përgjithshëm i grave ka arritur në 283.834 prej të cilave, 74% janë të punësuara në kompani private.

Numri i grave të diplomuara ka arritur në 6.787 ose 58% prej numrit të përgjithshëm të studentëve. Numri i grave magjistër të shkencave është 1.107 ose 58.9% nga numri i përgjithshëm i magjistrave, ndërkaq doktorë të shkencave 111.

Gjatë ditës, gratë e punësuara kalojnë 15% në aktivitete të lira, ndërkaq të papunësuarat 21%.

Gratë në mjediset urbane në zbavitje dhe kulturë kalojmë mesatarisht në ditë nga dy orë e 16 minuta, që është dyfish më shumë se sa ato që jetojnë në mjediset rurale, të cilët kalojnë një orë e 13 minuta.

Gratë në Maqedoni, gjithnjë e më shpesh vendosin të lindin nga një ose dy fëmijë. Në amvisëritë ku ka fëmijë, gratë mesatarisht kalojnë nga një orë e 57 minuta për kujdesin e tyre.

Prej të gjitha aktiviteteve shtëpiake të grave, 16% bien në pastrimin e banesës apo shtëpisë.

Gratë jetojnë mesatarisht 77.4 vjet ose 4 vjet më gjatë se burrat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button