Haradinaj: Nuk i ikim përgjegjësisë që gjendja e gruas të përmirësohet

Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit “Avancimi i Axhendës për Barazi Gjinore dhe fuqizimi i grave në Kosovë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm”, që u organizua nga Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga zyra e Kryeministrit thuhet se Haradinaj me këtë rast ka uruar që 8 Marsi i vitit që vjen të jetë me më shumë rezultate në avancimin dhe ngritjen e vetëdijes së ndërsjellë.

Me këtë rast, kryeministri ka folur edhe për të drejtën në pronë, duke theksuar se është momenti i fundit që kjo çështje të rregullohet dhe trashëgimia t’u lihet të gjithë fëmijëve, qoftë ai djalë apo vajzë. Duke u ndalur tek përfaqësimi i gjinisë femërore në institucione, kryeministri Haradinaj ka thënë se populli, i cili është popull i Nënës Terezë, është dashur të prijë me barazinë gjinore para shumë popujve tjerë.

“Nuk i ikim përgjegjësisë dhe qëllimit që gjendja të përmirësohet”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ndërsa kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, me këtë rast ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar punën drejtë fuqizimit ekonomik të rolit të grave dhe vajzave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button