MASH për 8 Mars: duhet të luftojmë që t’i largojmë rolet gjinore tradicionale

Në lidhje me 8 Marsin, Ditën Botërore të Gruas, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë (MASH) duke u thirr në ndërtimin e shoqërisë së njëjtë për të gjithë, fton që nëpërmjet arsimit të luftojmë për heqjen e roleve gjinore tradicionale, njofton Portalb.mk.

“Që të ndërtojmë shoqëri të njëjtë për të gjithë, duhet që për çdo ditë të luftojmë për avancimin e barazisë gjinore dhe heqjen e roleve gjinore tradicionale. Arsimi është mjeti kyç për promovimin e barazisë ndërmjet femrave dhe meshkujve dhe për largimin e stereotipave. Në çdo orë mësimore, gjatë secilit kontakt me nxënësit tuaj kijeni parasysh se ju keni rol të madh në formimin dhe formësimin e qëndrimeve te të rinjtë, qëndrime të cilat më vonë bëhen pjese tek ata si të moshuar”, thuhet në kumtesën e MASH-it.

Në këtë pikëpamje, nga MASH thonë se duhet të punohet edhe në atë që të largojmë nga përmbajtja mësimore të gjitha përmbajtjet që thirren në diskriminim gjinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button